Ish-kryetari i Kaçanikut Xhabir Zharku është arrestuar nën dyshimet për përfshirje në dy vepra penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik.
Këto informacione i ka konfirmuar Baki Kelani, zëdhënës në Policinë e Kosovës.
“Sot, më 14.12.2019, Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Ferizajt, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprat penale: ‘Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ‘Ushtrim i ndikimit’. Rasti dyshohet se ka ndodhur në vitin 2010 në Kaçanik. Me aktvendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, tha Kelani për Gazetën Sinjali.
Arrestimi i Zharkut është bërë sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. /Gazeta Sinjali/