image Arratiset personi që po kontrabandonte 19 sirianë në Prizren

Siguri

Arratiset personi që po kontrabandonte 19 sirianë në Prizren

news image

Personi i panjohur që voziste me shpejtësi të madhe me automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje të Prizrenit dhe është arratisur në drejtim të panjohur.

Siç njofton Policia e Kosovës, në automjetin e braktisur janë gjetur 19 persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë.

Ndërkaq, automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit.

Fshati Vlashnje, Prizren   21.10.2020 – 07:55. Personi i panjohur i cili ngiste me shpejtësi të madhe automjetin e markës kombi, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në ndjekje të Policisë ka hyrë në oborrin privat në fshatin Vlashnje dhe është arratisur në drejtim të panjohur. Në automjetin e braktisur janë gjetur 19 (nëntëmbëdhjetë) persona shtetas sirianë, të cilët kishin hyrë ilegalisht në Kosovë. Automjeti është sekuestruar, ndërsa me migrantët do të merret njësiti përkatës i migrimit”,  thuhet në raportin 24-orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/