Një i burgosur është arratisur dje nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media. I burgosuri është arratisur pas mesnatës.
“Smrekonicë, Vushtrri 07.03.2022 – 00:40. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar që ka qenë duke e vuajtur dënimin është arratisur nga Qendra Korrektuese e burgut në Smrekonicë. Njësitë policore janë në kërkim të të dyshuarit”, thuhet në raport.