Derisa kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbylljen e merkatos së janarit, shumë lojtarë kanë ndërruar skuadrat e tyre.
Në mesin e futbollistëve që kanë ndërruar ekip janë edhe disa futbollistë të Kosovës, duke përfshirë Valon Berishën, Florian Loshajn e Florent Hadërgjonajn.
Por, çfarë po ndodh me Arijanet Muric?
Portieri i Manchester City, Arijanet Muric, deri në këtë pikë të sezonit ka qenë i huazuar te Nottingham Forest.
Muric, ndeshjet e para në Nottingham i niste si titullar, mirëpo Aro nuk kaloi aq mirë në aventurën e tij me klubin anglez.
Emri i Aro lidhej me një kalim/huazim të dytë, te Preston, por një gjë e tillë duket se nuk do të arrihet me merkaton, që tashmë është pak orë para mbylljes.
‘Nottinghampost’ shkruan se Arijanet Muric me shumë gjasë do t’i jap fund huazimit të tij te Nottingham, duke u kthyer te Manchester City,
Për, yllin e Kosovës minutat janë shumë të nevojshme, gjë që Notingham nuk i ka dhuruar minuta të mjaftueshëm./Gazeta Sinjali/