image Arabia Saudite ekzekuton 81 të burgosur brenda ditës

Botë

Arabia Saudite ekzekuton 81 të burgosur brenda ditës

news image

Arabia Saudite ka thënë se ka ekzekutuar 81 të burgosur, përfshirë ata që janë të dënuar për vrasje, apo që u përkasin grupeve militante.

Agjencia shtetërore e lajmeve ka bërë të ditur këtë njoftim më 12 mars.

Ajo ka thënë se personat e ekzekutuar kanë qenë pjesëtarë të grupeve si: Al-Kaida, Shteti Islamik, apo rebelë Huthi.

Sipas saj, ata kanë qenë duke planifikuar sulme nëpër vende të ndryshme dhe kanë kontrabanduar armë brenda Arabisë Saudite, shkruan REL.

Shkalla e këtij ndëshkimi konsiderohet më e larta që ka ndodhur në vjetët e fundit në territorin e Arabisë Saudite.

/GazetaSinjali/