Ndeshja miqësore ndërmjet Manchester United dhe Stoke City që ishte paraparë të zhvillohet para fillimit te Premier Ligës, është anuluar në pak minuta para takimit.
Arsyeja e anulimit të ndeshjes është se trajneri i Stoke Cityt, Michael O’Neill ka dalë pozitiv me COVID-19, transmeton Gazeta Sinjali.
“Djajtë e kuq” janë duke u pregaditur për rikthimin e Premier Ligës dhe kjo ndeshje është parë si test për futbollistët.
Premier Liga rifillon më 17 qershor pas ndërprerjes përshkak të pandemisë COVID-19. /Gazeta Sinjali/