image Anulohet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në KRU “Prishtina”

Kosovë

Njoftim/ Anulohet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në KRU “Prishtina”

news image

Me vendim të Bordit të Drejtorëve të KRU ” Prishtina “, gjatë ditës së sotme u anulua konkursi publik në këtë ndërmarrje për dy pozitat e larta, Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar, konkurs ky i shpallur më datë 18 prill 2020 me numër protokoli nr. 628.

Konkursi u anulua me arsyetimin e lëshimit të disa gabimeve teknike të cilat mund të ngushtojnë konkurrencën, duke përjashtuar personat që nuk kanë përvojë në sektorin publik.

Në bazë të nenit 21 dhe neni 21 paragrafi 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-009 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L- 087 për Ndërmarrjet Publike i Ndryshuar dhe i Plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-111 për NP si dhe Kodi i Etikës dhe Qeverisjes Korporative, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të KRU”Prishtina” sh.a., në mbledhjen e Jashtëzakonshme të mbajtur më datë 07.04.2020, vendosi të publikoj konkursin për plotësimin e dy pozitave , Kryeshef Ekzekutiv dhe Zyrtar Kryesor Financiar të KRU”Prishtina” sh.a.

KRU Prishtina ka thëne se, për rishpalljen e konkursit, njoftimi do të bëhet më kohë./ Gazeta Sinjali/