image Dorëheqja e rreth 600 policëve serbë, Sveçla: Së pari shqyrtohen dorëheqjet pastaj hapet konkursi
[wp-story id="814678"]

Siguri

Dorëheqja e rreth 600 policëve serbë, Sveçla: Së pari shqyrtohen dorëheqjet pastaj hapet konkursi

news image

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se Policia e Kosovës është duke shqyrtuar dorëheqjet e rreth 600 policëve serbë.

Sveçla, në një konferencë për media, tha se pas shqyrtimit do të hapet konkursi për pranimin e policëve të rinj në veri.

“Policia e Kosovës ka rregulloren e brendshme në bazë të së cilës punon dhe janë duke u shqytar dorëheqjet dhe plotësuar normat në raste të këtilla kur një zyrtar policor jep dorëheqje në mënyrë që çdo veprim i Policisë së Kosovës të jetë në përputhje me rregulloren”.

“Ne në asnjë rast nuk do shkelim asnjë nen meqë jemi garantues të zbatimit ë ligjit dhe pastaj do të bëhet hapja e konkursit për atë rajon” tha Sveçla.

/GazetaSinjali/