Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, ka reaguar rreth aksionit të Policisë së Kosovës në Karaçevë të Kamenicës, raporton Gazeta Sinjali.
Quni e ka vlerësuar këtë aksion si punë të mirë dhe ka lavdëruar përveç Policinë, edhe Inspektoratin Policor, Doganën dhe Administratën Tatimore të cilët po ashtu ishin pjesë e këtij aksioni.
“Karaçevë, 2020. Prokuroria e shtetit, Policia e Kosovës, Inspektoriati Policor i Kosovës, Dogana e Kosovës, Administrata Tatimore e Kosoves. Punë e mirë. Ju lumtë”, ka shkruar ai në Facebook mbi disa fotografi nga aksioni i mbrëmshëm.
Kujtojmë që në këtë aksion u arrestuan 12 zyrtarë policorë për të cilët ishte lëshuar urdhërarresti./Gazeta Sinjali/