image Antidroga zbarkon në disa lokacione në Prishtinë - Kapen 3 kg drogë

Siguri

Antidroga zbarkon në disa lokacione në Prishtinë – Kapen 3 kg drogë

news image

Njësia e Antidrogës së Policisë së Kosovës është duke zhvilluar sonte një aksion në disa lagje të Prishtinës, me ç’rast gjatë bastisjeve është kapur një sasi e drogës dhe disa të dyshuar. 

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se Antidroga fillimisht ka zbarkuar në rrugën “B”, ku janë gjetur dhe konfiskuar rreth tre kilogramë drogë, që dyshohet të jetë marihuanë. 

Përveç drogës, Sinjali mëson se janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike. 

Në vazhdën e aksionit, burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bastisje po kryhen edhe në rrugën “Vatra” në lagjen Tophane. 

Njësitet e Antidrogës janë duke zhvilluar aksionin në këtë lokacion, me qëllim të kapjes së personave të dyshuar për posedim të këtyre substancave. 

Deri më tani, burimet e njëjta kanë njoftuar se Antidroga ka arritur që edhe në Tophane të konfiskojë një sasi të drogës dhe t’i prangos të dyshuarit. 

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detaje të reja.

Ndryshe, njësia e Antidrogës ka arritur që të kap drogë në sasi të mëdha në disa aksione të zhvilluara muajt e fundit.

/GazetaSinjali/