Sot rreth orës 13:00, në fshatin Pogragjë të Gjilani, hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës kanë realizuar një plan taktik të koduar “Kalaja”, shkruan Gazeta Sinjali.
Gjatë këtij aksioni, Policia ka kryer bastisje në shtëpinë e dyshuarit dhe objekteve përcjellëse.
Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes, të dyshuarit i është gjetur:
- (280.7) gr. marihuanë
- (140) gr. marihuanë
- (8.6) gr. marihuanë
- (3.3) gr. fara për kultivim
- (0.6) gr. kokainë
- (1450) euro para të gatshme
- (30) franga para të gatshme
- (1) elektroshok
- (3) peshore elektrike
- (27) copë municion (fishek) të kalibrit të rëndë
- (2) copë (fishek) të kalibrit A/47
Në konsultim me prokurorin kujdestar pas intervistimit të dyshuarit i lëshohet Vendimi mbi ndalimin për 48 orë.