Tifozët e kombëtares angleze u dëshpëruan mbrëmë nga dy lojtarët e Liverpoolit, Jordan Henderson dhe Trent Alexander-Arnold, veçanërisht nga ky i fundit.
Te goli i dytë i Kosovës, mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit ra në grackën e Valon Berishës, pasi futbollisti kosvar e shmangi atë për mbrekulli duke u futur në zonë për ta pritur pasimin fantastik të Vedat Muriqit. Pasi pranoi topin, Berisha bëri edhe një veprim të jashtëzakonshëm, duke e mashtruar me top mesfushorin e Liverpoolit, e më pas e çoi topin në cepin e portës së Anglisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Arnold i shkaktoi goxha vështirësi mbrojtësit të majtë të Kosovës, Florent Hadërgjonajt, por në fazën mbrojtëse u demolua nga Berisha dhe kjo nuk mbeti pa u vënë re nga tifozët e Anglisë.
Përmes Twitterit, tifozë të shumtë anglezë kanë sulmuar ashpër Arnoldin për paraqitjen e mbrëmshme kundër Kosovës. /Sinjali