Një gisht në sy në stërvitje mund t’i kushtojë disa javë ndalesë mesfushorit të talentuar të Liverpool, Curtis Jones.
Lojtari ka marrë një goditje në stërvitje në fillimin e nëntorit dhe dukej se do të kthehej shpejt, por dëmtimi është më i rëndë nga sa ishte parashikuar:
“Është një dëmtim i pazakontë dhe shumë i pafat”, ka thënë mjeku i Të Kuqve.
“Gjëja e rëndësishme është se nuk ka dëme të përhershme në shikimin e tij dhe se nuk do të ndiej asgjë pas rikuperimit të plotë.
“Por duhet t’i japim kohën e duhur për t’u shëruar pa e nxituar, do të duhet të presim disa javë”. /Gazeta Sinjali Sporti/