Në konferencën për shtyp përpara sfidës ndaj Valladolit, Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid, ka prekur edhe temën e shumë përfolur të kalimit të tij të mundshëm te kombëtarja e Brazilit.
“Skuadra është mirë, në formë. Jemi të përgatitur dhe të kesh një ditë më pak pushim se Barcelona këtë herë nuk më duket si disavantazh. Ka kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar.
Brazili? Më pëlqen që Brazili më kërkon mua, por duhet të respektoj kontratat dhe situata ime është e thjeshtë, do të vazhdoj derisa Madridi do të më lejojë. Nëse do të vinte presidenti i Federatës së Brazilit sigurisht që do ta përshëndesja me kënaqësi. Por e përsëris, e vetmja gjë që dua është të jem në këtë klub. Vë re dashuri dhe mjedisi im është i qetë”, është shprehur Ancelotti./ h.ll/abcnews.al