image Ancelotti infektohet me Covid, sfidën ndaj Chelseas mund ta drejtojë djali i tij

Futboll

Ancelotti infektohet me Covid, sfidën ndaj Chelseas mund ta drejtojë djali i tij

news image

Djali i Carlo Ancelottit, Davide, mund të zëvendësojë babanë e tij në krye të Real Madridit javën e ardhshme, kur ‘Merengues’ do të përballen me Chelsean në Ligën e Kampionëve.

Ancelotti rezultoi pozitiv me COVID sot dhe me gjasë do të humbasë ndeshjen e radhës në La Liga jashtë Celta Vigos. Megjithatë, ata kanë një provë më kritike javën e ardhshme kur ata do të vizitojnë Chelsean në Stamford Bridge në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Ndeshja do të luhet pikërisht pas shtatë ditësh (6 prill) dhe Ancelotti mund të mos e marrë veten në kohë për takimin me ish-klubin e tij në Londër, raportojnë mediat në Spanjë.

Djali i tij dhe asistenti nr. 1, Davide do të jenë në linjë në Stamford Bridge javën e ardhshme nëse babai i tij nuk shërohet në kohë.

Davide kishte rezultuar pozitiv me COVID në dhjetor, së bashku me katër lojtarë të Real Madridit. Ai e ka ndjekur Carlon për shumë vite, duke u bërë ndihmës trajneri i tij në Bayern Munich, Napoli dhe Everton para Real Madridit.

/GazetaSinjaliSport/