image Ancelotti trajner i kombëtares së Brazilit? Federata braziliane del me komunikatë zyrtare

Futboll

Ancelotti trajner i kombëtares së Brazilit? Federata braziliane del me komunikatë zyrtare

news image

‘ESPN Brazil’ raportoi gjatë ditës së sotme se Carlo Ancelotti do të jetë përzgjedhës i ri i kombëtares së Brazilit nga sezoni i ardhshëm.

Sipas tyre, ai do të nënshkruajë kontratë 3-vjeçare, pasi tekniku italian ka dhënë aprovimin për këtë lëvizje.

Megjithatë, Federata e Brazilit ka dalë me komunikatë zyrtare, ku ka mohuar këtë zëra.

“Ne mund të mohojmë çdo marrëveshje të arritur me Ancelottin. Ne sugjerojmë të lëmë spekulimet – do të vendosim dhe më pas do të shpallim trajnerin tonë të ri në momentin e duhur”, thuhet në deklaratë.

Edhe vet Ancelotti mohoi këto spekulime sot më herët, duke theksuar se ai nuk e ka idenë se çfarë është raportuar në Brazil.

“Ekipi kombëtar i Brazilit? Unë nuk di asgjë për këtë, as nuk e di se çfarë raportuan në Brazil. Unë jam trajner i Real Madridit, kontrata ime është deri në qershor 2024”, deklaroi Ancelotti.

/GazetaSinjaliSport/