image Askush si Ancelotti, italiani shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

Futboll

Askush si Ancelotti, italiani shkruan historinë në Ligën e Kampionëve

news image

Real Madridi ka bërë çmendurinë në Bernabeu sonte, duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Madrilenët kanë triumfuar pas vazhdimeve me golin vendimtar të Karim Benzemas nga penalltia, duke avancuar në finale me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Si rezultat i kësaj, trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka bërë historinë.

Carlo Ancelotti është bërë trajneri i parë që arrin pesë finale të Ligës së Kampionëve, duke kaluar Marcelo Lippin, Sir Alex Ferguson dhe Jürgen Klopp (katër paraqitje secili).

Real Madridi do të takohet në finale me Liverpoolin më 28 maj në Paris.

/GazetaSinjaliSport/