Trajneri i njohur italian, Carlo Ancelotti, dëshiron të ribashkohet me Hirving Lozano, i cili nuk po e gjen vetën te Napoli.
Mediat e huaja raportojnë se Ancelotti do të bëjë përpjekje ta transferojë meksikanin e Evertoni, transmeton Gazeta Sinjali.
Kujtojmë se ishte vetë Ancelloti, ai që e shtyu të transferojë Lozanon në Stadio San Paolo nga PSV Eindhoven verën e kaluar për 38 milionë euro.
Sidoqoftë, pas 22 paraqitjeve konkurruese, Lozano ka mbetur jashtë zgjedhjeve të trajnerit Gennaro Gattuso.
24-vjeçari nuk ka filluar asnjë ndeshje që nga 7 dhjetori dhe një largim i tij mund të ndodh gjatë këtij afati kalimtar./Gazeta Sinjali/