image Amerikës i kushtoi mbi 37 miliardë dollarë lufta në Iran

Botë

Amerikës i kushtoi mbi 37 miliardë dollarë lufta në Iran

news image

Lufta e Shteteve të Bashkuara në Iran ka kushtuar 37.5 miliardë dollarë (rreth 32.9 miliardë euro) deri më tani, ka deklaruar sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth.

Kjo shifër paraqet një rritje prej afro 8 miliardë dollarësh (rreth 7 miliardë euro) krahasuar me vlerësimin e fundit publik të bërë nga autoritetet amerikane.

Hegseth bëri të ditur para ligjvënësve se në këtë shumë janë përfshirë edhe kostot e pritshme deri më 30 shtator, që shënon përfundimin e vitit fiskal në Shtetet e Bashkuara, raporton Reuters, transmeton Sinjali.

Paraqitja e tij para Kongresit ishte hera e parë që Hegseth është përballur publikisht me pyetje nga ligjvënësit që nga rifillimi i operacioneve ushtarake amerikane kundër Iranit në fillim të këtij muaji.

Ai u shfaq së bashku me komandantin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Dan Caine, ku u pyetën për zhvillimet e fundit ushtarake dhe kostot e përfshira në fushatën amerikane.

Sipas të dhënave të paraqitura nga Pentagoni, shpenzimet përfshijnë operacionet ushtarake, angazhimin e forcave amerikane dhe mbështetjen logjistike të nevojshme për misionet në rajon.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/