image Zbulohen gjashtë kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

Kosovë

Zbulohen gjashtë kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

news image

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. kanë identifikuar gjashtë lidhje të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit gjatë javës së kaluar në Njësinë e Prizrenit.

Sipas kompanisë, këto kyçje janë të kundërligjshme dhe ndikojnë negativisht në furnizimin e rregullt me ujë të pijshëm, duke shkaktuar humbje në rrjet dhe duke cenuar cilësinë e shërbimeve për konsumatorët.

KRU “Hidroregjioni Jugor” u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë ligjin, të shmangin kyçjet ilegale dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Kompania ka paralajmëruar se çdo rast i evidentuar i lidhjeve të paautorizuara do të trajtohet sipas procedurave ligjore në fuqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/