image Ambasadori Kosnett i shkon në zyrë ministres Bajrami, flasin për rishikimin e buxhetit

Kosovë

Ambasadori Kosnett i shkon në zyrë ministres Bajrami, flasin për rishikimin e buxhetit

news image

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami, sot në zyrën e saj ka pritur në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Philip Kosnett, të cilët biseduan për rishikimin e buxhetit të Kosovës si dhe menaxhimin e financave publike.

Ministrja Bajrami e informoi Ambasadorin Kosnett rreth aktiviteteve të Ministrisë së Financave sa i përket menaxhimit të financave publike dhe projekteve tjera të rëndësishme, në funksion të ruajtjes së stabilitetit makro-fiskal në vendin tonë.

Ajo foli për procesin e rishikimit të buxhetit të Kosovës i cili është në fazën përfundimtare dhe që së shpejti do të dërgohet për aprovim në Qeveri e pastaj në Kuvend. Znj. Bajrami vuri në pah se buxheti i rishikuar do të mbulojë financimin e plotë të pakos emergjente fiskale dhe do të përfshijë financimin e një programi të rëndësishëm për rimëkëmbje ekonomike si përgjigje ndaj dëmeve ekonomike e financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.   

Ambasadori Kosnett uroi Ministren Bajrami për marrjen e detyrës së re dhe njëkohësisht shprehu gatishmërinë e Ambasadës Amerikane për të mbështetur Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës në avancimin e proceseve që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen ekonomike, fuqizimin e institucioneve dhe progresin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës./ Gazeta Sinjali/