image Ambasadori i Kosovës në Shqipëri jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku vdiqën katër persona

Siguri

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri jep detaje për aksidentin e mbrëmshëm ku vdiqën katër persona

news image

Një familje katër anëtarëshe nga Kosova vdiq mbrëmë nga një aksident në aksin rrugor Milot-Morinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar se nga aksidenti i rëndë pësoi kryefamiljari që ishte edhe shoferi i veturës “Citroen”, Blerim Avdijaj 51-vjeçar , gruaja e tij Anjeza Avdijaj 34-vjeçare si dhe dy nga tre fëmijët që ishin me ta.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Ambasadorin e Kosovën në Shqipëri, Nait Hasani, i cili ka thënë se gjendja e të mbijetuarës nga ky aksident vazhdon të jetë e rëndë.

Ka ndodh një aksident në Rubik. Kemi katër të vdekur, një fëmijë ka mbetur i lënduar. Është me lëndime të rënda, është në gjendje ende jo stabile. Mjekët janë duke bërë përpjekje për trajtimin dhe ekzaminimin, ato që kanë mundësi, për t’i shpëtuar jetën…Janë nga Prishtina ose më saktë nga rrethi i Prishtinës. Shoferi i kamionit është nga komuna e Rahovecit”, tha ndër të tjera Hasani.

Hasani ka thënë për Gazetën Sinjali se bazuar në dokumente, Blerim Avdijaj, kishte edhe shtetësi të Zvicrës dhe se besohet që jetonin atje.

Vetura ka qenë me targa të Prishtinës, ndërsa kamioni me targa të Prizrenit, shtoi ndër të tjera Hasani.

/Gazeta Sinjali/