image Aksident në rrugën Milot-Morinë, vdesin 4 anëtarë të një familjeje kosovare

Shqipëri

Aksident në rrugën Milot-Morinë, vdesin 4 anëtarë të një familjeje kosovare

news image

Mediat në Shqipëri po raportojnë për një aksident në “Rrugën e Kombit” nga ku kanë vdekur katër anëtarë të një familjeje kosovare, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia në Shqipëri ka njoftuar se në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë”, njofton policia në Shqipëri.

/Gazeta Sinjali/