image Ambasadori britanik përgëzon Shqipërinë për vendimin ndaj Saimir Tahirit

Drejtësi/ Ambasadori britanik përgëzon Shqipërinë për vendimin ndaj Saimir Tahirit

news image

Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri, ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me pesë vite burg.

Lidhur me këtë, është deklaruar Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë, Duncan Norman.

Përmes një shkrimi në Twitter, ka përgëzuar sistemin ligjor në Shqipëri.

Ambasadori ka thënë se, vendimi për ish ministrin Tahiri, tregon se drejtësia po bëhet më e përgjegjshme.

 “Vendimi mbi Saimir Tahirin tregon se sistemi ligjor i Shqipërisë po bëhet më i përgjegjshëm. Por dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”, ka shkruar Norman.