image Ambasadori britanik i shkon në zyrë Ramës, dakordohen për bashkëpunim

Politikë

Ambasadori britanik i shkon në zyrë Ramës, dakordohen për bashkëpunim

news image

Pas marrjes së detyrës së Kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, ka pranuar urime nga Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, i cili dje vizitoi Ramën në Komunën e Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shkroi se u dakordua me ambasadorin Abott për bashkëpunim në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë.

Ambasadori Abbott fillimisht më uroi për postin si Kryetar i ri i Komunës së Prishtinës. Gjatë bisedës u dakorduam për bashkëpunim mes Komunës së Prishtinës dhe Ambasadës Britanike në Kosovë, sepse përkrahja për Prishtinën do të kontribuojë në cilësinë e jetës dhe mirëqenies së qytetarëve të Prishtinës, të gjithë Republikës së Kosovës, por edhe të gjithë trupit diplomatik e partnerëve të tjerë ta huaj të vendosur në kryeqytet”, ka shkruar Rama.

/GazetaSinjali/