Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka reaguar për procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Kryeprokurorëve, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë reagim thuhet se procesi i përzgjedhjes është prishur me themel pasi u mungon transparenca dhe ka konflikte interesi.
Për këto shkaqe, Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se nuk do të vazhdojë të monitorojë një proces të tillë.
“Meqenëse, përfshirja e mëtejshme nga Ambasada mund të keqinterpretohet si miratimi i këtij sistemi të prishur, ne nuk do të marrim pjesë. Prokurorët duhet të zgjidhen në bazë të kualifikimit, dhe jo në bazë të përkatësisë dhe lidhjeve me politikën”, thuhet në reagim.
“Ndryshimet të kornizës ligjore në të cilën bazohet Këshilli Prokurorial janë të nevojshme për të vendosur transparencë dhe drejtësi në këtë sistem. Prandaj, u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të mbështesin përpjekjet e Ministrisë së Drejtësisë për të përfunduar menjëherë Rishikimin Funksional”, përfundon reagimi nga kjo ambasadë. /Gazeta Sinjali/