image Alonso pranë transferimit te Barça, do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me blaugranasit

Futboll

Alonso pranë transferimit te Barça, do të nënshkruajë kontratë dy-vjeçare me blaugranasit

news image

Marcos Alonso pritet të bëhet futbollist i ri i Barcelonës në vazhdim.

Mbrojtësi spanjooll është pajtuar me kushtet personale tashmë muaj më parë dhe tani marrëveshja është afër të ndodhë mes klubeve.

Siç raporton ‘Diario Sport’, Marcos Alonso do të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare me Barcelonën, me mundësinë e vazhdimit edhe për një sezon tjetër.

Kartoni i tij pritet t’i kushtojë klubit spanjoll për më pak se 10 milionë euro.

Chelsea tashmë ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të majtë, Marc Cucurrella nga Brighton, duke bërë që Alonso të jetë i lirë për t’u larguar.

/GazetaSinjaliSport/