image Allegri: Keni kujdes, Barcelona është kthyer, ata kanë ndërtuar një ekip të rëndësishëm për t'u kthyer në rrugët e fitoreve

Futboll

Allegri: Keni kujdes, Barcelona është kthyer, ata kanë ndërtuar një ekip të rëndësishëm për t’u kthyer në rrugët e fitoreve

news image

Barcelona dhe Juventusi zhvilluan miqësoren e radhës mbrëmë në Amerikë.

Miqësorja u mbyll pa fitues, teksa skuadrat barazuan me rezultat 2-2.

Ousmane Dembele ishte protagonisti kryesor tek Barcelona duke i realizuar dy golat e skuadrës së tij (34′ 40′) dhe Moise Kean në anën tjetër me një dopietë tjetër për Juventusin (39′ 51′).

Massimiliano Allegri ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij në konferencën për shtyp pas ndeshjes, teksa ka folur edhe për skuadrën kundërshtare.

“Mund të ishim më të kujdesshëm në golat. Kean bëri shumë mirë, ashtu si Zakaria, i cili është në rritje. Rovella luajti 90 minuta dhe nuk ishte e lehtë për të”.

Ai foli shumë për nënshkrimin e ri Angel Di Maria.

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, një kampion dhe një kënaqësi ta shoh atë duke luajtur. Për ne ai ishte një shtesë e shkëlqyer.”

Së fundi, Allegri reflektoi edhe për barazimin me Barcelonën.

“Kemi pasur një seancë të mirë stërvitore, jam i kënaqur me punën që po bëjmë dhe si po shkon përgatitja.

Kini kujdes, Barcelona është kthyer shumë, ata kanë ndërtuar një ekip të rëndësishëm për t’u kthyer në rrugët e fitoreve. Ky barazim vlen shumë“, përfundoi tekniku italian.

/GazetaSinjaliSport/