image Aliu viziton të lënduarin nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

Sociale

Aliu viziton të lënduarin nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj

news image

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar njërin nga të lënduarit e shpërthimit në Ferizaj, Enver Xhokli, i cili ishte jashtë vendit për shërim, shkruan Gazeta Sinjali.

Aliu u shpreh se edhe në të ardhmen e afërt do t’iu qëndrojnë pranë të lënduarve nga ky shpërthim, për mirëqenien e tyre dhe familjeve, duke iu siguruar mbështetjen për zgjidhjen e përhershme të banimit.

“I lumtur që ndava momente gëzimi pranë familjes Xhokli, fëmijëve të mrekullueshëm të Enverit, që të gëzuar se babai, familjari i tyre u kthye shëndosh e mirë, ishin falënderues për të gjitha përpjekjet e bëra për shërimin e tij”, shkroi ndër të tjera ai në Facebook.

Enver Xhokli i cili u lëndua nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi në Ferizaj, dhe i cili ishte duke u trajtuar në Austri, ka mbërritur në vendlindje të hënën më 8 mars./Gazeta Sinjali/

Sot, vizitova familjen Xhokli, ku gëzimplotë na priti Enveri, i kthyer tashmë nga trajtimi shëndetësor, pas lëndimit të…

Posted by Agim Aliu on Saturday, March 13, 2021