image Alexander-Arnold zgjedh mes Messit e Ronaldos

Futboll

Futboll/ Alexander-Arnold zgjedh mes Messit e Ronaldos

news image

Mbrojtësi i djathtë i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold ka zgjedhur Messin para Ronaldos.

Anglezi ka filluar t’u përgjigjet pyetjeve të tifozëve në Twitter në lidhje me jetën e tij.

Me hashtagun AskTrent Arnold u përgjigj edhe në pyetjen se cili është kundërshtari më i vështirë me të cilin është përballur, transmeton Gazeta Sinjali

“Messi” ishte përgjigjja e shkurtër e mbrojtësit anglez.

Kujtojmë që Arnold së fundmi është përballur me Messin në gjysmëfinale të Champions League vitin e kaluar, ndërsa me Ronaldon ishte përballur së fundmi në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2018./Gazeta Sinjali/