image Albin Kurti poston për samitin e BERZh-it në Londër, nuk flet për momentin që u komentua nga të gjithë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Politikë/ Albin Kurti poston për samitin e BERZh-it në Londër, nuk flet për momentin që u komentua nga të gjithë

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për pjesëmarrjen e tij në në Samitin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), që u mbajt në Londër. Ai thotë se në samit ka folur për rëndësinë e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjëve tanë, infrastrukturën, raportet me Serbinë dhe parimin e reciprocitetit.

“Punësimi e drejtësia në njërën anë, dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër, janë prioritetet tona si qeveri e re e Kosovës. Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht”, shkruan Kurti, transmeton Gazeta Sinjali.

Postimi i tij i plotë:

Ndërkohë, ai nuk ka folur për momentin që u komentua nga shumë persona në rrjetet sociale, ku shihet duke qeshur me homologen e tij nga Serbia, Ana Bërnabiç.

Për paraqitjen e tij ka reaguar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook  ka thënë se “Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”. Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes”.

/Gazeta Sinjali/