image Haradinaj reagon ndaj Albin Kurtit pasi shihet duke qeshur me Ana Bërnabiqin

Kosovë

Politikë/ Haradinaj reagon ndaj Albin Kurtit pasi shihet duke qeshur me Ana Bërnabiqin

news image

Shefi i gripit parlamentar  të AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga agjencia serbe e lajmeve, tanjug, në të cilën shihen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq duke buzëqeshur me njëri-tjetrin.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook  ka thënë se “Dikur, Albini i thojke Hashimit “mos u zgërdhij”. Sot, sjellja e jote përtej zgërdhimjes”.

Organizatorët e Samitit kishin vendosur që Kurti dhe Bërnabiç të ulen afër njëri-tjetrit.

Kryeministri Kurti edhe sot në Londër e ka ripërsëritur kërkesën që Serbia ta njoh Kosovën dhe çështjen e reciprocitetit. /Gazeta Sinjali/