image Albani e uron me fjalët më të mira gruan e tij

Bota e Yjeve

Albani e uron me fjalët më të mira gruan e tij

news image

Këngëtarja  e njohur Miriam Cani sot feston 36 vjetorin e lindjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Natyrisht se prej shumë urimeve nuk mungoi edhe ai nga bashkëshorti i saj, këngëtari Alban Skenderaj.

Përmes një imazhi të publikuar në profilin e tij zyrtar në Instagram, artisti shkroi edhe disa fjalë të veçanta për të.

Fotografia e paraqet, Miriam Canin të lumtur pranë këngëtarit i cili e ka rrethuar me njërën dorë duke i dhënë një përqafim teksa ajo shihet e buzëqeshur, ndër të tjera në urim ai e ka quajtur gjysma e tij.

Gëzuar gjysma ime, nuk mund të kisha përkrahë në këtë jetë një bashkëshorte, mike dhe nënë më të mirë ”, ka shkruar Albani. /Gazeta Sinjali/

Ndryshe, çifti i njohur i showbizzit janë edhe prindër të dy fëmijëve, një vajze dhe një djali. /Gazeta Sinjali/