Gazeta Sinjali raportoi pak më parë se një alarm për bombë është ngritur në Aeroportin e Prishtinës. Kërcënimi për bombën Sinjali mëson se ka ardhur përmes e-mailit.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se udhëtarët tashmë kanë zbritur si dhe po kontrollohet autobusi dhe hapësirat e aeroplanit.
Dyshohet se alarmi është i rremë, ashtu siç ka ndodhur edhe para pak ditësh në disa lokacione në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë policore si Njësia K9, Njësia Speciale si dhe Policë të Rendit Publik.
Lidhur me rastin, Sinjali ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës, ku të njëjtit janë përgjigjur se nuk kanë informacione.
Sinjali ka kontaktuar edhe zëdhënësen për media të Aeroportit, Valentina Gara, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme.