Një alarm për bombë është ngritur sonte në Aeroportin e Prishtinës si pasojë e një email-i kërcenues të pranuar nga stafi i aeroportit.
Sinjali mëson se në email pretendohet se në aeroplanin e linjës Romë-Prishtinë, është e vendosur një bombë.
Të gjitha njësitë policore janë në vendin e ngjarjes si Njësia K9, Njësia Speciale si dhe Policë të Rendit Publik.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës, ku të njëjtit kanë deklaruar se nuk kanë ende informacione.
Lidhur me rastin Sinjali do të ju mbajë të informuar.