image Alarm për bomba edhe në disa shkolla të Gjilanit

Siguri

Alarm për bomba edhe në disa shkolla të Gjilanit

news image

Mëngjesin e sotëm, kërcënime për mjete shpërthyese përmes e-mailave zyrtare janë paralajmëruar në disa shkolla të Gjilanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Kërcënimi për bomba është dërguar në adresë të shkollave në Novobërdë, Kamenicë, Kllokot e Ranillug.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se nuk ka nevojë për panik.

Hashani bëri të ditur se Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke i hetuar rastet.

“Ju njoftojm se nga orë të hershme të mëngjezit të sotëm Policia e Kosovës ka pranu informata nga përgjegjësit e disa shkollave të komunës së Novobërdës, Kamenicës Ranillugut , dhe Kllokotit se permes Email adresave zyrtare të këtyre shkollave kanë pranuar informatë se ka të vendosura bomba ( mjet shperthyes). Për momentin nuk ka vend për panikë. Policia e Kosovës dhe njësitet e IEDD kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe janë duke i hetuar rastet veç e veç”.

Kërcënim për bomba pati edhe në shkolla të Mitrovicës së Veriut.

Së fundmi, kërcënime me bomba të cilat kanë ardhur përmes e-mailit ka pasur edhe në kryeqytet, konkretisht në shkollën “Xhevdet Doda”, si dhe në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Paralajmërime për bombë ka pasur edhe në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, por që gjithnjë kanë rezultuar alarme false.

/GazetaSinjali/