Tepihu i kuq i BAFTA-së nuk ishte edhe aq mbresëlënës për Al Pacinon. 79 vjeçari u rrëzua në tepihun e kuq, teksa prezantoi filmin e tij “The Irishman”.
Derisa po ecte në tepihun e kuq të shtunën mbrëma, ai papritmas u rrëzua. Ndërsa, menjëherë i ndihmuan të ngritej në këmbë, transmeton Gazeta Sinjali.
Pacino, ishte nominuar për aktorin më të mirë në rol dytësor në filmin “ The Irishman” me regji të Martin Scorcese./Gazeta Sinjali/