image Pamje nga aksidenti tragjik i avionit në Milano

Botë

Pamje nga aksidenti tragjik i avionit në Milano

news image

Një aeroplan i vogël privat u rrëzua këtë pasdite në një ndërtesë të zbrazët në periferi të Milanos, duke i lënë të vdekur të tetë personat që ishin në të, njoftoi policia.

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur para një stacioni të metrosë periferike.

Kurse, njerëzit në zonë dëgjuan një shpërthim kur avioni u përplas me një ndërtesë dykatëshe, e cila ishte bosh në atë kohë ndërsa po rindërtohej.

Flakët dhe tymi u panë në vendngjarje dhe disa automjete të parkuara u përfshinë në flakë, thanë dëshmitarët, por nuk kishte raportime për viktima të tjera.

Me sa dihet, avioni u ngrit vetëm 11 minuta para se të rrëzohej. Corriere della Sera shkruan se papritmas, në vend që të vazhdonte për në jug, ai u kthye në drejtim të San Donat, ku u rrëzua.

Sipas informacioneve të njohura deri më tani, asnjë thirrje për ndihmë nuk është dërguar nga avioni. /Gazeta Sinjali/