image Rrëzohet një person në vendin e punës në Lipjan, dërgohet në QKUK

Siguri

Rrëzohet një person në vendin e punës në Lipjan, dërgohet në QKUK

news image

Gjatë ditës së djeshme një person në Lipjan derisa ishte duke punuar në një objekt të lartë është rrëzuar, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga policia, viktima për shkak të lëndimeve trupore që ka pësuar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile.

Policia ka njoftuar se rasti është hapur si “Rrezikim në vendin e punës” dhe hetimet kanë filluar.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mëngjesit të djeshëm rreth orës 08:00, në Lipjan./GazetaSinjali/