image Akuzat e Metës ndaj Bashës, PD: Përmes mashtrimeve tenton të përçajë Partinë Demokratike

Shqipëri

Akuzat e Metës ndaj Bashës, PD: Përmes mashtrimeve tenton të përçajë Partinë Demokratike

news image

Menjëherë pas akuzave të Presidentit Ilir Meta, një kundërpërgjigje ka ardhur nga Partia Demokratike. “Selia Blu” thekson se Ilir Meta po bënë mashtrime dhe synon të përçajë PD-në.

Më tej PD thekson se demokratët e njohin mirë Ilir Metën, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë.

“Përmes diversionit dhe mashtrimeve, mjetet e tij të zakonshme, Meta tenton të përçajë Partinë Demokratike. Demokratët e njohin mirë atë, ia dinë bëmat dhe gjëmat, se si e përdori pushtetin në kurriz të tyre dhe asnjë përpjekje e ulët për përçarje nuk do t’i funksionojë. Ne demokratët nuk i kemi asnjë borxh dhe nuk ia zgjidhim dot hallet e tij”, thuhet në reagim. 

Presidenti Meta përmes një deklarate për media ka thënë se “Basha iu ka ulur në gjunjë me lot në sy dhe i ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve”

/GazetaSinjali/