image Ilir Meta sulmon Bashën: M’u ul në gjunjë me lot në sy dhe më kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve

Shqipëri

Ilir Meta sulmon Bashën: M’u ul në gjunjë me lot në sy dhe më kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve

news image

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një deklarate për mediat, lidhur me ato që ai i quan si akuzat dhe gënjeshtrat e Lulzim Bashës, ku së fundmi ai është shprehur se ka mbështetur Presidencën në vitet e fundit. Me tone të ashpra, Ilir Meta tregon se gjatë kohës kur ndodhej në Gjermani, Lulzim Basha iu lut me lot në sy dhe iu ul në gjunjë që të anulonte zgjedhjet dhe t’i shtynte ato, pasi sipas tij nuk mund të përmbante popullin opozitar në protestën e parashikuar për në 8 qershor.

“Jam këtu në respekt të qytetarëve dhe demokratëve që dëgjojnë gënjeshtra të tilla për të dhënë disa sqarime. Lulzim Basha në daljet publike të radhës, pas shpikjes së Trekëndëshit të Bermudës është shprehur se ai i ka ofruar mbështetje presidentit në këto vitet e fundit. Do të bëj publike disa fakte se kjo është një gënjeshtër e madhe. Sa më shumë afrohej 30 qershori, aq më shumë rritej tensioni mes dy palëve. Kjo situatë u shoqëruar me protesta. Për fat të keq protestues dhe efektivë u lënduan”, ka thënë Meta.

“I trembur dhe i panikosur për përgjegjësit e tij përballë popullit opozitar të cilin në sa e sa raste e gënjente duke i premtuar rrëzimin e qeverisë, si dhe i frikësuar nga përgjegjësitë ligjore për dhunën, Lulzim Basha iu ul në gjunjë presidentit që të shtynte zgjedhjet në 30 qershor. Këtë sipas, Lulzim Bashës, presidenti duhet të bënte nga Gjermania. Sapo mbërrita në Shqipëri u njoha me situatën e fundit dhe përshkallëzimin e mundshëm. Pak minuta para nisjes së protestës bëra të njohur dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve”, deklaroi Meta.

/GazetaSinjali/