image Aktakuzë ndaj U.D. të drejtorit të Spitalit në Ferizaj, furnizoi veturën e tij me buxhet të spitalit

Drejtësi

Aktakuzë ndaj U.D. të drejtorit të Spitalit në Ferizaj, furnizoi veturën e tij me buxhet të spitalit

news image

Prokuroria Themelore e Ferizajt ka ngritur aktakuzë ndaj Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, Halit Gërbeshi nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas aktakuzës, Gërbeshi i ka shkaktuar dëm buxhetit të Spitalit në vlerë prej 403,97 euro.

Sipas njoftimit “nga muaji Shtator 2021 e deri në muajin Dhjetor 2021, në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në pompën e derivateve “HIB Petrol” e cila gjendet në Ferizaj, shtatë herë, ka furnizuar me derivate në kuadër të tenderit të spitalit, veturën e tij private të markës HUNDAY, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK-së dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 Euro, me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.”

Njoftimi i plotë:

Aktakuzë ndaj Ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Ferizaj, 01 Prill 2022- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit H.G.,për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, nga muaji Shtator 2021 e deri në muajin Dhjetor 2021, në Ferizaj, i pandehuri në cilësinë e personit zyrtar, Ushtrues i detyrës së Drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, në vazhdimësi dhe me dashje, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete, në atë mënyrë që në pompën e derivateve “HIB Petrol” e cila gjendet në Ferizaj, shtatë herë, ka furnizuar me derivate në kuadër të tenderit të spitalit, veturën e tij private të markës HUNDAY, pa u pajisur me vendim nga ana e Bordit Drejtues të SHSKUK-së dhe në këtë mënyrë i ka shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 Euro, me çka ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

I njëjti, në muajin Dhjetor të vitit 2021, në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, si person zyrtar, në pozitën e Ushtruesit të Detyrës së Drejtorit të Spitalit, me dashje dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, ka ushtruar ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, ku me ndërmarrjen e këtij veprimi të paligjshëm, i njëjti ka furnizuar me derivate veturën e tij private të markës HUNDAY duke i shkaktuar dëm material buxhetit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj në shumë prej 403,97 Euro, me çka ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 i KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i’u vihen në barrë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. /GazetaSinjali/