Djegia e librave në secilën rrethanë do të ishte një vepër e shëmtuar, e cila nuk do duhej bërë nga askush e aq më pak nga nxënësit, të cilëve iu duhen më shumë se askujt.
Por, kështu nuk po del të jetë edhe për disa nxënës të papërgjegjshëm të shkollës fillore “Asim Vokshi”, të cilët pamëshirë po i djegin librat në mes të rrugës “Vëllezërit Fazliu” në Kodër të Trimave, në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Madje, ata këtë akt të shëmtuar po e bëjnë në një zonë banimi, ku përreth ka edhe vetura, me ç’rast po shkaktojnë edhe rrezik për zonën.