image Digjet një shtëpi në Prizren

Siguri

Digjet një shtëpi në Prizren

news image

Kulmi i një shtëpie është kapluar nga flakët gjatë ditës së sotme në Prizren, përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj i cili ka thënë se zjarrfikësit dhe policia kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri të zjarri.

 “Një shtëpi është duke u djegur në rrugën ‘Beteja e Pashtrikut’. Nuk ka persona të lënduar. Zjarrfikësit janë në vend të ngjarjes si dhe Policia e Kosovës. Ka vetëm dëme materiale”, ka thënë Osmanollaj.

/GazetaSinjali/