image I digjet vetura një gruaje në Ferizaj

Siguri

I digjet vetura një gruaje në Ferizaj

news image

Një femër në Ferizaj është ankuar në polici se dje rreth orës 03:30, vetura e saj e parkuar është djegur, raporton Gazeta Sinjali.

Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin dhe se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

“Ankuesja f/k ka njoftuar se në rrethana të panjohura është djegur vetura e saj e parkuar . Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin . Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/