image Djegia e billbordit "Liria ka emër": Dorëzohet kallëzim penal kundër Kryetarit të Graçanicës

Drejtësi

Djegia e billbordit “Liria ka emër”: Dorëzohet kallëzim penal kundër Kryetarit të Graçanicës

news image

Për djegien e billbordit “Liria ka emër”, zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Graçanicës, Granit Gashi, ka dorëzuar kallëzim penal kundër kryetarit të kësaj komune, Sergjan Popoviq, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Gashit, Popoviq e ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, si dhe ka nxitur përçarje dhe mosdurim me deklaratat e tij lidhur me vendosjen e këtij billbordi.

I pari i Graçanicës e kishte konsideruar provokim vendosjen e tij dhe kishte pyetur se “kush guxoi” ta bënte një gjë të tillë.

“Kush guxoi të vendos një provokim të tillë në hyrje të një prej komunave më të mëdha serbe? Duhet të hetohet. Një shqetësim i veçantë është fakti që paneli u vendos vetëm disa dhjetëra metra nga shtëpitë e disa familjeve serbe që mbetën në qytetin minerar të Kishnicës. Edhe pa këtë ngjarje, ata janë të ekspozuar ndaj frikës së vazhdueshme për sigurinë e tyre”, ishte deklarata e Popoviqit në të cilën është bazuar kallëzimi penal./Gazeta Sinjali/