image Ish-ushtari serb për luftën në Kosovë: Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në shkritoren e Smederevës

Sociale

Ish-ushtari serb për luftën në Kosovë: Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në shkritoren e Smederevës

news image

Ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar disa detaje tronditëse se si janë zhdukur kufomat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë, në vitet 1998-1999.

Ish-ushtari serb ka thënë se ka dëshmitarë se një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë ku janë djegur në shkritore, ashtu si tanket dhe pajisjet ushtarake.

“Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë, në shkritore. Ashtu siç i kanë shkrirë tanket dhe pajisjet luftarake, janë shkrirë edhe kufomat”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Mungesa e dëshmive për kryerjen e këtyre krimeve, ish-ushtari serb vlerëson se ka ardhur për shkak se shumë pak njerëz kanë marrë shënime.

“Ne nuk kemi pasur aparate fotografike. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë”, ka thënë ai.

Ai thotë se në një terren ku kanë operuar nuk e kanë ditur që ka pasur varrezë masive.

“Bëhet fjalë për 140 njerëz që janë vrarë”, ka treguar më tej ish-ushtari serb./Gazeta Sinjali/