Tre persona me shtetësi të huaj janë arrestuar pasi që dyshohet se kanë kryer një vjedhje mbrëmë në një market, rreth orës 22:00 në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimt të Policisë së Kosovës, mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit, dyshohet se personat e arrestuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë hyrë brenda marketit.
“Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit. Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit. Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personat e dyshuar”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Policisë.
Njoftimi i plotë:
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje të rëndë në tentativë
Mbrëmë rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një rast të vjedhjes së rëndë në tentativë, që ka ndodhur në një market në rrugën Ilir Konushevci në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritë të identifikiojnë dhe arrestojnë tre persona të dyshuar.
Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personat e dyshuar kanë thyer xhamin dhe me forcë kanë depërtuar brenda marketit.
Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit.
Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personat e dyshuar.
B.B. 20 vjeç
I.K. 34 vjeç
M.A. 31 vjeç, që të tre shtetas të huaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.