image Aksioni i policisë në Pejë, prangosen dy persona

Siguri

Siguri/ Aksioni i policisë në Pejë, prangosen dy persona

news image

Dy persona janë prangosur nga aksioni i policisë që është zhvilluar në dy kafiteri në Pejë, ka konfirmuar policia për Gazetën Sinjali.

Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë, nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin.

Ai shtoi se është herët të dihet nëse është konfiskuar diçka nga bastisja që është zhvilluar.

“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë janë bastisur dy kafiteri në qytetin e Pejës si dhe janë arrestuar dy persona”, tha Rugova për Gazetën Sinjali. /Gazeta Sinjali/