image Aksion policor në Pejë, me urdhër të Gjykatës bastisen dy kafiteri

Siguri

Siguri/ Aksion policor në Pejë, me urdhër të Gjykatës bastisen dy kafiteri

news image

Në dy kafiteri të Pejës po zhvillohet aksion policor, raporton një sinjalizues nga vendi i ngjarjes.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Driton Rugova, zëdhënës në policinë rajonale në Pejë.

“Me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Pejë janë bastisur dy kafiteri në qytetin e Pejës”, tha Rugova për Gazetën Sinjali.

Ende nuk dihet nëse ky aksion ka rezultuar me ndonjë të arrestuar. /Gazeta Sinjali/